Silvio Berlusconi ndërron jetë në spitalin San Raffaele në Milano.
Lideri i Forza Italia dhe themeluesi i Mediaset ishte 86 vjeç. Berlusconi u kthye në San Raffaele të premten e kaluar, pas një shtrimi të gjatë – 45 ditë – i cili përfundoi disa javë më parë, për shkak të pneumonisë dhe një forme leuçemie.
Në mëngjes, vëllai i tij Paolo dhe fëmijët e tij kishin shkuar me urgjencë në spital, ku tashmë ndodhej Marta Fascina.