Ndërron jetë në moshën 40-vjeçare prezantuesja italiane, Nadia Toffa

Një lajm i trishtë ka mbërritur ditën e sotme nga shteti fqinj. Prezantuesja e njohur e televizionit italian, Nadia Toffa, e cila drejtoi emisionin ‘Le Iene’ në Italia Uno, ndërroi jetë sot dhe arsyeja ishte humbja e betejës ndaj kancerit.

Prezantuesja e njohur ishte diagnostikuar me një tumor në kokë në dhjetor 2017 por shpresa se do të bëhej më mirë e bënte të vazhdonte në alegri të plotë aktivitetin e saj në televizion. La Iene ishte ndër programet e saj të preferuar dhe ku pasqyroi gjithë pasionin e saj për të ndikuar në çështje të rëndësishme sociale.

Advertisement

Le Iene është një shfaqje e gjatë që ndërthur raportet hetimore me komedinë. Duke filluar nga viti 1997, nëpërmjet përdorimit të komedisë satirike, me skica dhe raporte për çështje politike dhe çështje të konsumatorit, Le Iene vazhdon të ketë një audiencë shumë të gjerë.

Toffa u vlerësua edhe me çmimin Ndërkombëtar të Gazetarisë “Prmimi Special – Prezantuesi Televiziv i Vitit” në 2015. Ndërkohë në vitin 2017, emri i  saj ishte emri i tretë më i kërkuar në Google në Itali.

/News31.al/