Maurizio Costanzo, gazetar, prezantues televiziv, autor dhe skenarist, ka ndërruar jetë në Romë në moshën 84-vjeçare. Lajmi është bërë i ditur zyra e tij e shtypit. I lindur në Romë më 28 gusht 1938, ai ishte i martuar me Maria De Filippi që nga viti 1995. Ata janë prindër të një djali, të cilin e kanë birësuar.
Nga viti 1982, i ndjeri drejtonte “Maurizio Costanzo Show”, një nga programet më të suksesshme tëj dhe programi më jetëgjatë televiziv (40 vjet episode dhe gati 55.000 të ftuar të intervistuar). Gjatë karrierës së tij ai ka realizuar dhjetëra programe radiotelevizive dhe shfaqje skenike.
Ai arriti një popullaritet të madh në 1976, duke drejtuar emisionin e bisedave “Bontà loro” në Rai. Ai ka shkruar edhe libra të shumtë, të përkthyer në disa gjuhë të ndryshme.
Costanzo u martua katër herë: në 1963 me Lori Sammartini, katërmbëdhjetë vjet më e madhe se ai, por dhjetë vjet më vonë ai ishte tashmë në martesën e tij të dytë me gazetaren Flaminia Morandi. Katërmbëdhjetë vjet më vonë u martua me prezantuesen televizive Marta Flavi dhe më në fund më 28 gusht 1995 u martua me gruan e tij aktuale Maria De Filippi, të cilën e takoi në vitin 1989 gjatë një konference për piraterinë e filmit në Venecia. “Unë thashë se doja të gjeja gruan në dorën e së cilës të vdisja dhe e gjeta atë”, tha ai në një intervistë të fundit. Në vitin 2002, çifti rriti një djalë 10-vjeçar, Gabriele, i cili u adoptua në 2004.