Ndërhyrjet te Liqeni, Veliaj: Do zhvendosim 3 pemë, do mbjellim 3 mijë të tjera

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka shpjeguar për ndërhyrjet që do të bëhen tek Parku i Liqenit Artificial, ku do të ndërtohet një park për fëmijët.

Po ashtu, Veliaj  duke inspektuar punimet e projektit ka deklaruar se do të zhvendosen disa pemë të sëmura dhe kjo ndërhyrje do të bëhet për ta bërë Tiranën më të jetueshme.

Advertisement

“Sot fillojmë punimet për ndërtimin e parkut të lodrave për fëmijët. Masterplani parashikon 10 ndërhyrje, do të zhvendosim tre pemë dhe do të mbjellim 3 mijë të tjera”, është shprehur Veliaj.