Ndarje apo tradhti, Beckham shuan çdo dyshim

David dhe Victoria Beckham kanë qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes për marrëdhënien e tyre. Duke qenë një nga çiftet më të preferuara dhe më të paguara në botë, edhe dyshja britanike s’kishte si t’u shpëtonte thashethemeve të ndarjeve dhe tradhtive.

Por, këtë herë ka qenë David, ai që këmbënguli se kanë një martesë të shëndoshë.

Advertisement

Në një intervistë për “GQ”, futbollisti u shpreh se është një njeri i sigurtë, një bashkëshort dhe një baba i sigurtë. Ai ka theksuar se e ka kaluar atë moment, kur shqetësohej për marrëdhënien e tij.

Disa vite pasi mori vendimin për të hequr dorë nga futbolli, babai i devotshëm është më i zënë se kurrë, teksa përpiqet të balancojë jetën në punë dhe atë në shtëpi, përkrah Victoria Beckham. “Sëmurem kur qëndroj larg fëmijëve”, tha mes të tjerash 40-vjeçari.