Ndahet nga jeta ylli i ‘Euphoria’, Angus Cloud!

Aktori i njohur amerikan, i cili ka luajtur në serialin hit të HBO Euphoria, Angus Cloud është ndarë nga jeta në moshën 25-vjeçare.

Cloud, i cili luante rolin e tregtarit të drogës Fezco “Fez” O’Neill në dramën e adoleshencës, vdiq të hënën në shtëpinë e familjes së tij në Oakland, Kaliforni.

Advertisement

Ka qenë familja e tij e cila përmes një deklarate ka njoftuar ndarjen nga jeta të aktorit. Cloud varrosi babanë e tij javën e kaluar, sipas familjes, dhe ishte në një “betejë me shëndetin mendor”.

“I vetmi ngushëllim që kemi është të dimë se Angus tani është ribashkuar me babanë e tij, i cili ishte shoku i tij më i mirë”, thuhej në deklaratë.

Ndërkohë shkaku i vdekjes nuk është dhënë akoma teksa dy javë më parë, Cloud postoi një foto të babait të tij në Instagram dhe shkroi: “miss u breh”.

Një burim i afërt me familjen e Cloud tha për Entertainment Tonight se Cloud “kishte qenë duke luftuar me mendime të rënda për vetëvrasje” pasi u kthye nga Irlanda ku kishte varrosur babanë e tij.

“Ne jemi jashtëzakonisht të pikëlluar pasi mësuam për vdekjen e Angus Cloud. Ai ishte jashtëzakonisht i talentuar dhe një pjesë e dashur e familjes HBO dhe Euphoria,” tha HBO në një deklaratë.

“Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për miqtë dhe familjen e tij gjatë kësaj kohe të vështirë.”

Gjithashtu Cloud ka aktruar në dy filma, North Hollywood dhe The Line. Ai ishte shfaqur edhe në videoklipe për artistë duke përfshirë Becky G, Karol G dhe Juice WRLD. Por karriera e tij me të vërtetë mori hov pasi fitoi pjesën e Fez, një shpërndarës droge në shkollë të mesme në Eufori.

Roli e ktheu Cloud-in në një yll të famshëm, sipas Hollywood Reporter, dhe karakteri i tij u zgjerua në sezonin e dytë. Pasi u transmetua për herë të parë në qershor 2019, Euphoria u bë shpejt hit dhe deri në vitin 2022 ishte shfaqja televizive më e postuar në Twitter e dekadës në SHBA.