Ndahet nga jeta në moshën 99-vjeçare aktorja Betty White

Është ndarë nga jeta në moshën 99-vjeçare ikona e Hollywood-it, Betty White. Lajmin për vdekjen e saj e ka dhënë miku dhe agjenti i saj, Jeff Witjas.

Edhe pse Betty ishte gati të mbushte 100 vjeç, mendova se ajo do të jetonte përgjithmonë.

Advertisement

“Do të më mungojë tmerrësisht ajo dhe po ashtu edhe bota e kafshëve që ajo e donte aq shumë. Nuk mendoj se Betty ka pasur ndonjëherë frikë nga vdekja, sepse ajo gjithmonë donte të ishte me burrin e saj më të dashur Allen Ludden. Ajo besonte se do të ishte përsëri me të”, tha ai.

Ndarja nga jeta e aktores vjen pak pasi ajo dha një intervistë ndërsa po i afrohej ditëlindjes së saj të 100-të.

“Jam shumë me fat që jam me shëndet kaq të mirë dhe ndihem shumë mirë në këtë moshë. Është e mrekullueshme”, tha ajo për People.