Ndahet nga jeta fizikani i famshëm, Stephen Hawking

Friday, December 5, 2025
Ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare fizikani i njohur, Stephen Hawking.
Ka qenë familja e babait të Kozmologjisë Moderne, që përmes një deklarate për shtyp ka njoftuar vdekjen e gjeniut në shtëpinë e tij në Kembrixh.
Jemi thellësisht të pikëlluar që babai ynë i dashur vidq sot”, thonë fëmijët Lucy, Robert dhe Tim.

Stephen Hawking u diagnostifikua me sëmundje neurone motorike në vitin 1963, në moshën 21-vjeçare. Mjekët prisnin që ai të jetonte vetëm dy vjet, por ai mbijetoi për më shumë se gjysmë shekulli.

“Unë kam jetuar me perspektivën e një vdekjeje për 49 vitet e fundit. Unë nuk kam frikë nga vdekja, por nuk nxitoj të vdes. Së pari, kam kaq shumë që unë dua të bëj”, ka thënë ai më herët gjatë një interviste.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -