Ka ndërruar jetë në moshën 38-vjeçare, Drejtori i Institutit të Statistikave, Gjergj Filipi.
Prej kohësh ai vuante nga një sëmundje e rëndë, për të cilën ishte duke u kuruar jashtë vendit.
Filipi mori dretimin e INSTAT në vitin 2013, ndërsa më herët ka qenë drejtor i institutit “Axhenda”, përmes së cilit ka kryer shumë kërkime në fushën e zhvillimit social dhe ekonomisë.