Ndahen Tiger Woods dhe Lindsey Vonn

Pas një lidhjeje tre vjecare Tiger Woods dhe Lindsey Vonn janë ndarë.
Lajmin e ka bërë publik vetë Vonn, nëpërmjet një statusi në Facebook.
“Pas tre vitesh bashkë, unë dhe Tiger kemi vendosur t’i japim fund marrëdhënies tonë. Asnjëherë nuk do ti harroj kujtimet që kemi krijuar së bashku”, shkruan Vonn.
“Fatkeqësisht të dy kalonim shumë kohë larg njëri-tjetrit. Gjithnjë do ta adhuroj dhe respektoj Tiger-in. Ai, dhe familja e tij e bukur do të kenë gjithnjë një vend të vecantë në zemrën time.”

Advertisement