MTV EMA 2022/ Prezantuar nga Rita Ora, kryeson Taylor Swift, Bebe Rexha u vlerësua me çmim po ashtu!

MTV EMA 2022 i zhvilluar në Dusseldorf, Gjermani këtë vit u prezantua nga Rita Ora dhe Taika Waititi, ku Taylor Swift kryesoi me gjithsej katër çmime, ndërsa Bebe Rexha me Loredanën u vlerësuan me çmim po ashtu.

Taylor Swift ka dominuar këtë vit në MTV Europe Music Awards, duke marrë në shtëpi katër çmime si artistja më e mirë, videoja më e mirë, popi më i mirë dhe videoja më e mirë në formë të gjatë.

Advertisement

Çmimin për bashkëpunimin më të mirë e mori Bebe Rexha dhe DJ francez David Guetta.

Ndërsa Loredana mori çmimin si artistja më e mirë e Zvicrës.

Performancat e natës përfshinin Stormzy, i cili larg stilit të tij normal performoi baladën e tij Fire Babe në TV për herë të pare, muzikë live nga Lewis Capaldi, Bebe Rexha dhe fituesit e Eurovizionit, Kalush Orchestra.

Swift ka dominuar listat në të gjithë botën në javët e fundit pas publikimit të albumit të saj të ri Midnights, i cilësuar si albumi më i shitur i vitit.

Nicki Minaj mori çmimin për këngën më të mirë me Super Freaky Girl, së bashku me aktin më të mirë hip hop. Pavarësisht nominimeve të shumta Harry Styles mori vetëm një çmim gjatë natës, performanca më e mirë live, por nuk ishte aty personalisht për të marrë çmimin e tij.