“MTV EMA 2021”, veç Dua Lipës nominohen edhe dy artistë të tjerë shqiptarë

Një ceremoni që shpërblen artistët europianë për punën e tyre gjatë një viti është edhe “MTV Europe Music Awards”. Këtë vit do të transmetohet live më 14 nëntor nga Papp Laszlo Budapest Sportarena, Hungari.

Ndërkohë, mes qindra artistëve, janë edhe emrat e tre shqiptarëve.

Advertisement

E para është Dua Lipa, artistja me famë ndërkombëtare, e cila është nominuar për kategorinë “Best Pop”, dhe “Best UK& Ireland Act”. Këtë e ka bërë të ditur edhe vetë artisja, që në Instagramin e saj, ka falënderuar “MTV EMA”.

Mirëpo, veç saj është nominuar edhe Loredana. Rep-artistja shqiptare, për dy vite radhazi është zgjedhur si “Performuesja më e mirë zvicerane”, ndërsa sivjet është nominuar në po të njëjtën kategori. Lajmin e bukur e ka bërë të ditur përmes një postimi të publikuar në InstaStory duke i pyetur fansat nëse kanë votuar.

Krahas Lorit, në garë për këtë çmim është edhe këngëtari tjetër nga Kosova, Gjon Muharremaj. Të tjerë që garojnë në këtë kategori janë edhe: Arma Jackson, Monet192 si dhe Stefanie Heinzmann.