Mozzik vendos të largohet nga rrjetet sociale!

Reperi Mozzik së fundmi ka lajmëruar se rrjeti i tij social Instagram do të jetë i padisponueshëm si dhe do të kthehet në një llogari private për një periudhë kohe.

Ai ka fshirë cdo postim në Instagram dhe ka vendosur të largohet prej tij. Ndonëse ky lajm nuk është pritur mirë prej fansave, pasi Mozzik është një prej figurave publike më të pëlqyera dhe askush nuk do e preferonte mungesën e tij, shkaqet nuk dihen ende.

Advertisement

Teksa ka publikuar një foto të tijën në Instagram, reperi shkruan përkrah:

“Kjo llogari nuk do të jetë aktive dhe private për një kohë të gjatë. Faleminderit për kuptimin”.