Motra më e madhe përfundoi në burg, ndërsa minorenia me detyrim paraqitjeje. Ky është vendimi i dhënë nga Gjykata e Durrësit gjatë vlerësimit të masës së arrestit për dy motrat Kajtazi, Orialda dhe Klevisa.
Të arrestuara tre ditë më parë në Vlorë, dy motrat që u larguan nga banesa e tyre në Durrës një muaj më parë, u paraqitën përpara Gjykatës së Shkallës së Parë në Durrës, për t’u njohur me masën e sigurisë.
Ato akuzohen nga prokuroria për shkatërrim të pronës me zjarr si edhe për vjedhje. Gjykata e cilësoi të ligjshëm arrestimin e tyre dhe për motrën më të madhe, Orialdën, dha masën e “arrestit me burg”, ndërsa për 14-vjeçaren Klevisa Kajtazi “detyrim paraqitjeje”.
Të dyja motrat një muaj më parë u larguan nga banesa, pasi i kishin vjedhur kursimet prindërve dhe i vunë zjarrin asaj.