Moti i keq, OSHEE: Reduktohet numri i fiderave me defekt

OSHEE po ndjek me vëmendje situatën e krijuar në rrjetin e shpërndarjes së energjisë, si pasojë e motit të keq që ka përfshirë mbarë vendin.

OSHEE njofton se në terren ndodhen në gatishmëri 1800 punonjës të OSHEE, cilët po punojnë për riparimin e avarive të shfaqura në linjat e tensionit të mesëm dhe të ulët.

Advertisement

Sipas OSHEE, falë punës intensive të grupeve të avarive, është reduktuar numri i fiderave me defekt dhe nga informacioni i orës 17.00 nga dispeceritë lokale të OSHEE, është përmirësuar situata e furnizimit me energji në disa zona që shfaqën probleme gjatë pjesës së parë të ditës së sotme.

Gjithashtu, thekson OSHEE, është rikthyer energjia elektrike në linjën Linja 30-41/1 Rrubik –Rrëshen e cila u stakua për masë sigurie pasi shtylla ku është kjo linjë rrëshqiti, duke lënë pa tension N/St (Rrëshen, Kaçinar)

Po ashtu, OSHEE thekson se të gjithë hidrovorët furnizohen me energji elektrike.

Në lidhje me situatën në tërësi, OSHEE bën të ditur zonat që nuk kanë energji elektrike për shkak të defekteve nga mot i keq.

Tirana
Valias, pjesërisht Ibë, Shënmëri/ Tiranë

Elbasan
Orenjë, pjesërisht Lunik, pjesërisht Polis/ Librazhd; Gjinar, pjesërisht Labinot

Fier
Divjakë/ Lushnjë

Vlore
Smokthinë, Lepenicë

Kukës
pjesërisht Geghysen, pjesërisht Mamëz, pjesërisht Surroi,
Pjesërisht Pac, B.Curri, Has

Shkodër
Luf, Arrës Miliskaj, pjesërisht Qelëz, pjesërisht Gjegjan
pjesërisht Hajmel, Shëngjin, Zejmen, Kacinar

Burrel
Shtufë, Qafë Vorrës, Bukmirë, ish Komuna Orosh, zona Kalanjë, Rrushkull, kodër Rrëshen

Grupet e punes janë në terren për eliminimin sa më të shpejtë të defekteve, thekson OSHEE.