Mot i kthjellët, por temperatura në minus

Sipas MeteoAlb: Shqipëria në pjesën më të madhe të territorit paraqitet në ndikimin e motit të qëndrueshëm, i cili do të sjellë në vendin tonë dominim të kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave. Parashikohet që vranësirat të jenë më të dukshme në zonat verilindore, duke krijuar mundësi për momente me flokë dëbore.

Mot i kthjellët, por temperatura në minus

Advertisement

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 12°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.