“Mos më nënvlerëso, kaq po të them, ‘plas’ keq mes Erjolës dhe Romeos: Ti je gocë bobe, pse bëhesh me nerva?

Friday, December 5, 2025

Gjatë një bisede në oborr Romeo dhe Erjola janë sqaruar së bashku pas një batute të bërë nga moderatori.
Erjola nga ana tjetër i ka kërkuar atij të mos bëj më batuta të tilla sepse ndihet e nënvlerësuar.

Romeo: Unë jam mërzitur shumë..

Erjola: Për çfarë?

Romeo: Për disa gjëra që dua t’i flas me njeriun që jam mërzitur. Dje kur u bëre keq ajo është pjesë e lojës që po të thoja atje, se unë po mbroja gocat e mia kupton se mendoj se lejohen ato batuta. Dhe unë e bëj batutë atë gjë dhe prandaj nuk dua ta marrësh seriozisht atë që të them kur unë e bëj si batutë. Edhe po vazhdoja ta mbaja me batutë, mos e merr seriozisht atë se unë dallohem kur e kam me batutë.

Erjola: Jo unë nuk e di kur e ke me batutë..

Romeo: Do më dallosh dhe po ta them. Dhe kur ishe keq mua më erdhi me vërtetë keq për ty. Dhe prandaj të kapa, të kapa fort dhe po të qetësoja.

Erjola: S’e vë në dyshim atë pjesë e vlerësoj..

Romeo: Më dëgjo, unë mendoj se je aq gocë e zgjuar ti dallosh gjërat , ti e dallon kur unë e bëj me batutë për hir të kësaj loje që po bëjmë, të mbroj

Erjola: Po pra je protektiv, ti nuk mund ta thuash si opinion absolut që e ke gabim, je protektiv ndaj gocave tua por mua mos më nënvlerso, kaq po të them ashtu ishte ashtu e ndjeva unë

Romeo: E ke ndjerë gabim, nuk jam unë ai djali që bën batuta ashtu

Erjola: Edhe nëse je ashtu,, me mua nuk do jesh,

Romeo: Më dëgjo mua për disa gjëra

Erjola: Për hir të moshës më dëgjo

Romeo: Ti je gocë bobe qëndro gocë bobe çke..

Erjola: Jo thjesht e urrej kur njerëzit më nënvlersojnë

Romeo: Nuk të nënvlersova

Erjola: Ashtu e mora unë

Romeo: Nuk ka asnjë arsye, qetësohu?

Erjola: Ca ishte ajo ke një arsye që bëhesh me nerva, për çfarë bëhem me nerva unë, kështu kam trurin jam vetë pak…

Romeo: Nuk e mbaj mend çfarë të kam thënë fare

Erjola: E mbaj mend unë shumë mirë se e kam memorien… të ta citoj e di unë si e ke thënë,,,,pse bëhesh me nerva, e ke një arsye ti

Romeo: E di pse bëhesh me nerva ndoshta sepse ke qenë në ekipin e gabuar

Erjola: Le të ja lëmë kësaj pra…

RELATED ARTICLES
- Advertisment -