Mos i rrihni fëmijët! Pasojat janë të mëdha

Akademia Amerikane e Pediatërve ka shtrënguar masat kundër goditjes së fëmijëve me shuplakë, si një mënyrë për t’i disiplinuar.

Në një rregullore të re, të publikuar në revistën Pediatrics të hënën, grupi i pediatërve rekomandon që të rriturit që kujdesen për fëmijët të përdorin “forma të shëndetshme të disiplinimit”, të tilla si përforcimi në mënyrë pozitive të sjelljeve të përshtatshme, duke vendosur limite dhe pritshmëri, si dhe të ndalojnë përdorimin e shuplakave, goditjeve, kërcënimeve, ofendimeve, përbuzjes etj.

Advertisement

Kjo rregullore e re përditëson një guidë të publikuar në vitin 1998, që rekomandonte që “prindërit të inkurajohen dhe asistohen në metoda zhvilluese, që nuk përfshihet shuplaka si përgjigje ndaj sjelljes së padëshiruar”.

Ekspertët thonë se përgjatë 20 viteve të fundit, qëkur u publikua për herë të parë kjo rregullore, janë zhvilluar një sërë studimesh dhe tashmë mund të thuhet se prindërit nuk duhet t’i godasin asnjëherë fëmijët dhe nuk duhet të përdorin kurrë fyerje verbale ndaj tyre.

“Kjo është shumë më e fortë se këshilla e mëparshme. Rregullorja e re inkurajon pediatrit që të diskutojnë të dhënat rreth mënyrave të ndryshme të disiplinimit të fëmijëve, ndaj sigurisht dhe prindërit duhet të marrin vendime sesi zgjedhin për të rritur fëmijët”, thotë Robert Sege, autor i rregullores së parë dhe pediatër nga Boston.

Ekspertët thonë gjithashtu se me dhjetëra studime kanë gjetur lidhje mes rrahjes së fëmijëve dhe sjelljes agresive, simptomave depresive në adoleshencë dhe më pak masë gri në trurin e fëmijëve.

Burimi: TV Klan