“Mos dëgjoni ç’thuhet lart e poshtë, por besojini vetëm…” Iva Tiço flet për eksperiencën e saj me Covid

Gjatë javëve të fundit kemi parë si shumë prej figurave publike shqiptare janë prekur nga Covid-19. Disa e kanë kaluar lehtë dhe pa simptoma, të tjerë me disi vështirësi, ndërsa për të tjerë, të cilët kanë pasur dhe sëmundje bashkëshoqëruese, fatkeqësisht virusi ka rezultuar fatal, siç është rasti Koço Devoles.

Iva Tiço është personazhi i radhës që është prekur nga Koronavirusi. Lajmin ka vendosur ta japë vetë e para në Instagram-in e saj ku ka rrëfyer eksperiencën e saj të deritanishme, si dhe ka ndarë gjithashtu disa këshilla për të gjithë ata që po apo do të “luftojnë” me virusin.

Advertisement

Nisur nga eksperienca personale, Tiço thotë se pavarësisht sa e kujdesshme është treguar, sërish është infektuar, gjë që do të thotë se vetëm izolimi i plotë mund të të mbrojë, por çdo njeri duhet të bëjë ashtu siç i ka nevojat. Për simptomat ajo tregon se i ka pasur njësoj si të një gripi të zakonshëm, nga ai që kalon 10 herë në vit, ndërkohë që i këshillon të gjithë që t’i besojnë vetëm mjekut për trajtimin, edhe pse mund të marrin shumë sugjerime. Në fund ajo nuk harron t’i falënderojë të gjithë për mesazhet plot me dashuri.