MTV Video Music Awards 2015 nuk kanë zhgënjyer!
Mbrëmja do të mbahet mend gjithnjë për shpalljen e kandidaturës së Kanye West për President në 2020.
Por gjithashtu nuk do të harrohet as momenti kur Nicki Minaj shau Miley Cyrus “bitch”.
Ja cila ishin pesë prej momenteve që do të mbahen mend:

  1. Taylor Swift dhe Nicki Minaj këndojnë së bashku
    Nicki Minaj dhe Taylor Swift duket se janë pajtuar pas “sherrit” të tyre muajin e kaluar në Twitter. Të dyja këngëtaret kanë performuar së bashku në nisje të shfaqjes.

  2. Nicki Minaj shan Miley Cyrus “Bitch”
    Nicki Minaj nuk ka frikë që të përballet, edhe gjatë një transmetimi direkt. Rreperja i është drejtuar moderatores së shfaqjes teksa pranonte cmimin “Best Hip-Hop” për këngën e saj “Anaconda”.

    Advertisement
  3. Justin Bieber qan pas performancës së tij
    Këngëtari 22-vjecar ka performuar për herë të parë në skenë këngën e tij më të re “What Do You Mean”. Në përfundim të këngës ai ka vënë duart mbi fytyrë dhe ka nisur të qajë.

  4. Kanye West dhe Taylor Swift rikujtojnë VMA 2009
    Kanye West dhe Taylor Swift i kanë harruar inatet lidhur me episodin në VMA 2009 kur Kanye ndërpreu fjalimin e këngëtares për të thënë se ajo nuk meritonte cmim. Swift ka prezantuar i ka dorëzuar cmimin rreperit ndërsa të dy kanë rikujtuar atë moment kur Kanye e kishte ndërprerë fjalimin e saj.

  5. Kanye West deklaron se do të kandidojë për president në 2020
    Kanye West ka mbajtur një fjalim që nuk do të harrohet, vecanërisht për deklaratën se ai do të kandidojë për President. 38-vjecari është ngjitur në skenë për të marrë cmimin “Michael Jackson Video Vanguard Award” dhe e përdori kohën e tij për ti treguar amerikës mendimet e veta.