Voronin shpalli datën 29 korrik për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare me anë të një dekreti presidencial në bazë të kushtetutës së vendit, pas dështimit dy herë radhazi në parlament për zgjedhjen e kandidates së propozuar prej tij në postin e presidentit të ardhshëm të Moldavisë. “Kam nxjerrë dekretin për shpërndarjen e parlamentit”, deklaroi ai. “Atmosfera për këto zgjedhje është më e rëndë se në ato të muajit prill. Sipas tij “opozita kërkon destabilizim, kaos dhe disfatën e Moldavisë”.