Gjykata i dha komisionit zgjedhor një afat prej nëntë ditësh, duke pranuar kërkesën e opozitës që akuzon për manipulim të zgjedhjeve komunistët. Thuhet se në listat e votuesve bëjnë pjesë persona që kanë vdekur prej kohësh. Në kryeqytetin Chisinau mijëra vetë protestuan sërish kundër fitores së komunistëve në zgjedhje dhe ndërhyrjes së forcave të sigurisë në demonstratat e javës së shkuar. Në zgjedhjet e 5 prillit partia komuniste e presidentit Vladimir Voronin fitoi 60 nga 101 vëndet në parlament.