Kryeministri Edi Rama u shfaq mbrëmë në Top Channel, disa orë pas sulmit tronditës me armë mbi këtë televizion.
Pasi u përplas ashpër me gazetaren Klodiana Lala, Rama bëri disa deklarata. Rama tha se liria e medias nuk ka qenë kurrë më mirë se sot.
Por edhe pse ndodhej në median që kishte përjetuar një ngjarje që ka shokuar edhe të huajt jo më shqiptarët, Rama tha se rendi në Shqipëri nuk ka qenë kurrë më mirë se sot.
Ka qenë moderatorja e Top Channel, Xhemi Shehu që ka ironizuar me këto deklarata të Ramës. Në një postim në median sociale, duke publikuar një foto nga vendi ku humbi jetën roja Pal Kola, ajo shkruan: Të pushoftë shpirti në paqe Pal.
Ndërkohë më poshtë në thonjëza, ajo citon deklaratën e Ramës: “Rendi s’ka qenë kurrë më mirë se sot”.