Iva Mera ishte e ftuara e Bieta Sulos në “Ftesë në 5” në Top Channel. Moderatorja e njohur tregoi të rejat nga jeta e saj personale dhe profesionale, duke u ndalur më tepër tek eksperienca e mëmësisë. Kujtojmë se vajza e humoristit të njohur Behar Mera, u bë nëna e dy djemve brenda një viti e gjysmë dhe kjo padyshim solli ndryshime në jetën e saj. Iva pranoi se në këtë fazë të jetës nuk mund të ecë me ritmet e dikurshme, pasi përgjegjësia e të qenurit nënë nuk e lejon të rrijë shumë orë larg fëmijëve.
/TCH/