Një “influencuese” ruse e rrjetit Youtube, siç quhet së fundmi komentuesit me shumë ndjekësa në rrjetet sociale, ka humbur makinën e saj Lamborghini pasi iu sekuestrua nga policia prej 199 gjobave të papaguara.
30 vjeçarja Nastya Ivleeva, e cila poston video në Instagram për 18.7 milionë ndjekësit e saj, pranonte se kishte humbur makinën e luksit pasi kishte marrë shumë gjoba trafiku. Revista lokale Life shkruante se Ivleeva, nga Moska, kishte akumuluar 199 gjoba të papaguara brenda një viti. Shuma totale e gjobave të saj nuk konfirmohej por disa media thonin se arrinte deri në 20 milionë rubla ($258,800).
Ivleeva – e cila njihet në Rusi si prezantuese televizive, ‘blogger’ e komentuese pas sekuestrimit të mjetit kishte paguar gjobat dhe ishte bashkuar me makinën e saj. Në një prej videove të fundit, Ivleeva tregon me fytyrë të ngrysur nga kamera: “Ishte hera e parë në jetën time që ma morën makinën me tërheqje, Lambo-n tim, tani po pres radhën për të paguar gjobat dhe të bashkohem me të”. Rrjeti ‘Life’ thoshte se gjobat e saj shin për shkelje trafiku dhe parkimi, shpejtësi tej normave dhe kundravajtje nga më të ndryshmet.
Në një tjetër zhvillim ‘me Lamborghini’ nga Britania, një komentues i njohur në rrjetet sociale tha së fundmi se po hiqte dorë nga makina e tij pasi ishte shumë e kushtueshme për të mbajtur. Jay Swingler, i apasionuar ndaj makinave prej moshës së vogël, kishte blerë Lamborghini Aventador S Roadster që kur ishte 24 vjeç. Jay tregon se më parë influencohej shpejt nga sendet materialiste dhe se “nuk njihte vlerat e vërteta të jetës” pasi ishte penduar që kishte paguar $370,000 për Lambon.
Përvec kësaj ai thotë se shpenzonte 2,700 paundë në muaj për ta mbajtur të siguruar, dhe rreth 2000 paundë per karburant.