Këngëtarja po i dedikohet gjithnjë e më shumë këtij pasioni të madh për modën e pasi zgjeroi linjën e saj të veshjeve me sa duket është gati që t’a prezantojë sfilatën e saj në NY më 12 shtator në Style 360-Metropolitan Pavilion. Për të gjithë fansat shqiptarë të këngëtares ne duam t’ju komunikojmë se ajo do të jetë për 3 koncerte për të prezantuar live albumin GOODBYE LULLABY në vendin tonë fqinj Itali. Nëse jeni të interesuar në datën 8 shtator do të jetë në Torino (Palaolimpico), në 10 shtator në Romë (Palalottomatica ) dhe në 11 shtator në Milano (Medilanum Forum).