Moda me tri ngjyra

Ky event është zhvilluar më 17 mars. Gjatë gjithë muajit dizenjuesit kanë punuar për krijimin e bizhuterive, aksesorëve apo veshjeve unike me simbolin e unitetit Italian, tre ngjyrave të flamurit të tyre, jeshilen, të bardhën dhe të kuqen. Pikërisht me këto ngjyra Roccobarocco, ka realizuar një sfilatë nën temën Milano Moda Donna. Maria Grazia Severi ka krijuar një fustan me këto ngjyra, të cilin e quajti ‘Italia’, të veshur në pasarelë nga Nina Senecar. Por homazhi për bashkimin e Italisë u manifestua dhe në forma të tjera. Firma Goliath krijoi dy modele këpucësh nën dizajnin e flamurit Italian, Glassing propozoi tre modele syzesh, të gjitha me motive nacionale. Forma të tjera ka shfaqur përshembull, Morellato, e cila nxori në treg nje byrzylyk në të cilin kishte pjesë të ikonave luftëtare të qyteteve, Firenze, Torino, Roma. Diversitete formash dhe shumllojshmëri produktesh janë tregtuar në Itali gjatë gjjithë këtij muaji me temën: Italia e bashkuar….

Sikur të ishim dhe ne kaq nacionalistë dhe të kishim mundësinë të blinim produkte kaq interesantë dhe fashion!!!!

Advertisement