Një aksident fatal ka ndodhur në fushë Milot rreth orës 10.30. Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur si pazari i i Milotit, ku një makinë me shpejtësi ka hyrë brenda në treg dhe ka përplasuar një turmë njerëzish.
Sipas policisë 1 person i moshës 60 vjeç e ka humbur jetën, ndërsa 5 të tjerë janë plagosur dhe janë nisur në drejtim të spitalit të Lacit dhe Tiranes.
Drejtuesi i mjeti Pashk Vokri, është një invalid i cili nuk ka patur leje drejtimi. Ai ka humbur kontrollin e makinës tip Benz AA 120 NI dhe është përplasur me njerëzit.
Ende janë të paqarta rrethanat e ngjarjes, nderkohë që policia ndodhet në vend ngjarje.