Këtë e ka bërë të ditur Katia Aveiro, motra e yllit të futbollit gjatë një prononcimi për THE SUN. “Nuk ka asnjë femër që e merr në telefon tim vëlla. Fëmija nuk ka mama pasi ajo ka vdekur”,- ka thënë ajo. Katia nuk ka sqaruar se kur apo në ç’rrethana ka vdekur kjo grua. Këto deklarata mbeten ende për t’u verifikuar, sikundër edhe identiteti i mamasë së fëmijës së Cristiano Ronaldo-s. E vetmja gjë e sigurt është se futbollisti ka atësinë ekskluzive të të birit dhe e ka paguar mjaft shtrenjtë: 12 milion euro u derdhën në llogarinë bankare të së ëms, për të hequr dorë nga fëmija dhe për të mbajtur sekret indentitetin e saj.