Miss Universe 2015, prezantuesi shpall fituesen e gabuar

Kurorëzimi si femra më e bukur në univers padyshim që duhet të jetë një moment i paharruar. Por për fituesen e Miss Universe 2015, ky moment do të mbesë gjatë në kujtesë, pasi në vendin e saj u kurorëzua dikush tjetër.

Pikërisht kjo ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në konkursin e bukurisë të mbajtur në Las Vegas, SHBA.

Advertisement

Prezantuesi i spektaklit, Steve Harley, shpalli gabimisht Miss Colombia, Arianda Gutierrez, fituese. Ajo u përlot nga gëzimi ndërsa në kokë iu vendos kurora me vlerë 30 mijë dollarë me diamantë blu dhe topaz.

Por e gjitha kjo zgjati vetëm dy minuta.

Teksa Gutierrez po përshëndeste turmën, ajo u informua se në fakt, fituesja e vërtetë ishte Miss Philippines, Pia Alonzo Wurtzbach.

Prezantuesi 58 – vjeçar shprehu keqardhje për gabimin që kishte bërë, madje i tregoi publikut edhe letrën me emrin e fitueses që mbante në dorë.