Aktorja do të vizitojë refugjatët sirianë në veri të vendit. Ambasadorja e Paqes e UNICEF ka marrë me vete një donacion prej 800 mijë dollarësh, që do të shpenzohen për kampin e refugjatëve në Zatari. Jolie është e shoqëruar nga komisioneri i lartë i OKB-së për refugjatët, Antonio Gutierrez. Jordania është vendi që ka pritur numrin më të lartë të refugjatëve sirianë (rreth 140 mijë), të larguar nga vendi i tyre për shkak të luftës.