Mischa Barton ka hedhur në gjyq të ëmën, por për këtë i vjen keq

Mamaja e saj thuhet se e ka vjedhur në mënyrë që të blej një shtëpi 7.8 milionë dollarë në Beverly Hills, shtëpi në të cilën nuk e lejon të bijën të futet.
Aktorja Mischa Barton pasi ka hedhur në gjyq të ëmën ka thënë se kjo ishte mundësia e saj e vetme. Por nuk ishte një vendim i lehtë.
“Ajo është zemërthyer. Nuk donte të bënte dicka të tillë. Asaj nuk i pëlqen të jetë në qëndër të vëmëndjes, por nuk kishte zgjidhje tjetër”, ka thënë një burim pranë saj.
Aktorja 29 vjecare ka vite që i del në krah të ëmës, por ndërkohë mes tyre janë rritur edhe mosmarrëveshjet.
“Kur ajo i tha mamasë së vet “Do të të hedh në gjyq për pronat e mia dhe të drejtat që kam mbi to”, e ëma e përzuri nga shtëpia duke i thënë “Kurrë nuk ke për të na paditur”. Kjo ka ndodhur para 2 vitesh, Tani Mischa ka arritur në pikën ku thotë se nuk i intereson më.”, ka treguar burimi.
“Marrëdhënia e saj me mamanë kishte vite që nuk ishte e mirë. Më në fund Mischa tani ka marrë kontrollin e karrierës së vet si dhe ka pavarësinë ekonomike që meriton.”

Advertisement