Tashmë ka një mikeshë të të re për të ndarë shëtitjet dhe ditët me diell, këngëtarja Miriam Cani.
Një shoqe të pandarë, që është vajza e saj e vogël, Ameli.
Në një foto të postuar në profilin e saj në Instagram, Miriam shfaqet rrëzëllitëse, teksa qëndron pranë karrocës ku fle e bija.
“E dua më shumë se jetën” shkruan Miriam, në një deklaratë të thjeshtë, por shumë domethënëse prej nëne.
Ameli, tashmë 4-muajshe lindi në një ditë shumë të veçantë për të gjithë shqiptarë, pikërisht në 28 nënor, në Ditën e Pavarësisë.