Miriam Cani do të bëhet nënë.
Lajmi erdhi në mbrëmjen e 12-të të këtij edicioni të “X Factor”.
Ka qenë Albani ai që e ka bërë publik lajmin, meqë Miriami ishte përlotur nga emocionet: “Gjërat e shtrenjta të jetës, artistët duan t’i ndajnë me publikun e gjerë. Ky është një moment shumë emocional. Ne të dy jemi shumë emocionalë. Prej pak kohësh, ne kemi në juri një anëtar të pestë”,- tha Albani i emocionuar.
Më herët, Miriami e kishte shprehur dëshirën se e mirëpriste një bebe, kurdo që të vinte, por me sa duket, duhet të bëheshin bashkë disa elementë për të plotësuar të tërën: shtëpia e re, një program së bashku me Albanin, disa projekte të reja muzikore.
Ende nuk dihet gjinia e fëmijës, por për momentin, Miriami dhe Albani janë të lumtur dhe mezi e presin ardhjen në jetë të fëmijës së parë.
Ceremonia e martesës, tashmë mund të përshpejtohet ose edhe mund të shtyhet për të pasur dëshmitar në altar edhe të voglin që pritet të lindë pas disa muajsh.