Miriam Cani dhe Alban Skënderaj na treguan para pak ditësh se po vinin pas shumë kohësh, në një duet. Me fotot më të ëmbla, me diellin që perëndonte, ata zbuluan pak nga kënga e re.
Ndërkohë, pasditen e djeshme është publikuar bashkëpunimi, me titull “Zemër përmbi zemër”. Me tekst dhe muzikë të vetë Albanit, kënga është e gjitha një premtim dashurie. “Zemër përmbi zemër eja fli me mua, në kohë të mira e të vështira, unë do të dua, Zemër përmbi zemër eja fli me mua, frymën e fundit dua ta marrë unë në krahët e tua”
Kështu thuhet në një pjesë të tekstit, që nuk mund të merrte më shumë kuptim se kaq, e kënduar nga dy njerëz që duket sikur kanë një jetë bashkë.
Albani dhe Miriami kanë disa bashkëpunime së bashku. I pari është “Let me die with you”, i sjellë para 8 vitesh. Më pas, ata publikuan “Dhurata” një këngë dedikuar të bijës, Ameli. Dhe në vitin 2019 erdhën me “Duam”, bashkëpunimi i tyre i fundit