Mirditë – Zbulohen 800 rrënjë kanabis

Bëhet e ditur se nga ana e policisë u kryen të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e proceduriale si këqyrja e vendit te ngjarjes dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 10 rrënjë kanabis, ndërsa 790 të tjera janë asgjësuar me zjarr. Ndërkaq, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre penale. Materialet proceduriale do t’i kalojnë për ndjekje të mëtejshme prokurorisë së Lezhës për veprën penale të “Kultivimit të bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Advertisement