Miratohet dorëheqja e Civicit, Braçe kërkon të shkarkohen Kule dhe Milo

Komisioni i Ekonomisë miratoi dorëheqjen e Adrian Civicit, nga detyra e anëtarit të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Civici dha dorëheqjen më 9 Shtator të këtij viti, pak muaj pas shpërthimit të skandalit të vjedhjes së 713 milionë lekëve nga thesari i shtetit. Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, tha se Kuvendi duhet të nisë dëgjesat me kandidatët për Këshillin Mbikëqyrës. Sipas tij, janë 15 kandidatë për anëtar të Këshillit Mbikqyrës së BSH, ndersa theksoi se jane tejkaluar afatet për zgjedhjen e tyre. Kreu i Komisionit, Braçe i bëri thirrje Kuvendit të marrë masa emergjente për dy anëtarët që qëndrojnë në paligjshmëri në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Dhori Kulen dhe Petraq Milion. Milo është anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ndërsa ishte dhe kandidat për drejtues departamenti në zgjedhjet e fundit të PD-së. Ndërsa Kule është anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës i zgjedhur nën siglën e partisë Demokratike.

Advertisement