Miranda Kerr: Lamtumirë Victoria’s Secret!

Australianja e parë, e cila arriti të bënte një kontratë me Victoria’s Secret, Miranda Kerr nuk do të jetë më pjesë e tyre.

Edhe pse është bërë e njohur nga krahët e ëngjëjve ajo ka deklaruar se tani është në një tjetër fazë të jetës dhe nuk do të kthehet më pas.

Advertisement

E ftuar në Australia’s Morning Show, 32-vjeçarja ka thënë se ndryshimet në jetën e saj e bënë të mos rikthehet pas në modeling.

“Ishte një eksperiencë e bukur dhe bashkëpunëtorët ishin si një familje për mua për një kohë të gjatë, por kaq ishte”, ka thënë Kerr për emisionin australian.

Disa muaj më parë, një burim i ka thënë DailyMail se Miranda mund të ishte njëra prej dizenjueseve të reja të Victoria’s Secret, por ende nuk është konfirmuar asgjë.