Minus 90 kg me çokollata?

Peter Ajello, një italo-amerikan nga Florida ja ka dalë mbanë pasi ka humbur plot 90 kg duke bërë ushtrime fizike dhe duke ngrënë shumë çokollata. Përpara dietës Peter konsumonte 24.000 kalori në ditë, përkundrejt 2.500 që konsumon një njeri normal. Vetëm pasi pësoi një infarkt ai vendosi që të fillonte një dietë me ushqime të shëndetshme dhe çokollatë fondente, e cila e ndihmoi të kalonte krizën e shkaktuar nga mungesa e ushqimit që ish mësuar të hante më parë. Rezultatet shihen mjaft mirë dhe në fotot të janë publikuar në internet. Një shembull konkret që dëshmon se me çokollata edhe mund të dobësohesh :).