Minifundi të pasuron

Sot dëmshpërblehet me 23 mijë $, por protagonistja Geysi Arruda nuk është e kënaqur dhe ka vendosur që të ankimojë e të kërkojë një shifër më të lartë. Episodi ka ndodhur nëntorin e shkuar kur vajza u paraqit në një leksion në Universitetin Bandierante të San Paolo-s. Pedagogët dhe studentët reaguan menjëherë aq sa vajza u largua me forcë nga Universiteti. Historia e Geysi-t bëri xhiron e botës, ndaj pas shumë pak u ripranua në shkollë. Tani që u arrit të merret një dëmshpërblim, avokatët e Geysi-t kanë bërë të ditur se do të apelojnë sepse shifra e përcaktuar nga gjykatësi nuk konsiderohet e mjaftueshme. Kërkesa fillestare për dëmshpërblim ishte gati 600 mijë $.

Advertisement