Miley Cyrus s’ka ndërmend të bëjë fëmijë dhe ka një argument për këtë!

Miley Cyrus nuk e sheh aspak veten si mama. Në një intervistë të zhvilluar së fundmi për New York Times, 32-vjeçarja rrëfeu arsyen pse nuk dëshiron të ketë fëmijë. Përmbledhtazi, nuk është një thirrje që ajo ndien.

“Njerku im më pyeti: ‘Pse je e vetmja pa një linjë kozmetike?’ Dhe i thashë sepse nuk është pasioni im”, u shpreh ajo në “The Interview”. “Ai tha: ‘Kjo është përgjigjja e duhur’. She kishte shumë kuptim. Do të thotë: Unë s’kam një linjë kozmetike sepse nuk jam grimiere. Kështu ndihem edhe për mëmësinë.”

“S’ka qenë kurrë diçka për të cilën të ndihem shumë e dhënë”, vijon ajo duke shpjeguar motivin pse nuk dëshiron të ketë fëmijë. “Është shumë përgjegjësi, përkushtim dhe energji dhe nëse s’je e dhënë pas kësaj, nuk e di sesi rri pa gjumë dhe ia del për 18 vite me të cilat u përball nëna ime.”

Në të shkuarën, Miley ka shprehur diçka të ngjashme. Gjatë një interviste për W Magazine, ajo tha se ndjek modelin e kumbarës së saj, Dolly Parton, e cila nuk ka fëmijë.

“Jam 31 vjeçe dhe ende s’e di nëse dua apo jo fëmijë. Ndihem sikur admiruesit janë fëmijët e mi në njëfarë mënyre. E kam dëgjuar edhe Dolly ta thotë këtë sepse ajo s’bëri fëmijë.”

Disa vite më parë, Miley ka kundërshtuar fort edhe pritshmëritë e shoqërisë ndaj rolit të gruas për të lindur fëmijë. Ajo tha se njerëzit i shohin vajzat që zgjedhin të mos kenë fëmijë si “të ftohta” dhe “të paafta për të dashur” duke përmbyllur: “Nëse do veten së pari, atëherë çfarë? Ti vjen e para.”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -