Ylli i ‘pop-it’ Miley Cyrus ka rikthyer ‘look-un’ e para 10 viteve dhe duket një yll.
Në disa foto të postuara në rrjete sociale Miley shfaqet me flokët kaf të errët, ngjyrë që vë më në pah tiparet e saj joshëse.
Këngëtarja me famë botërore, ka eksperimentuar shumë me ‘look-un’ e saj ndër vite, ku disa herë e kemi parë me një model flokësh shumë të shkurtër e në disa të tjera të shkurtër e të çrregullt, si një ndryshim në fazat emocionale të jetës së saj.
Ndryshimi i fundit ishte i papritur, vetëm pak ditë pasi ajo publikoi këngën ‘Used to be Young’ ku përmes tekstit tregon hapat e karrierës së saj dhe vështirësitë që ka kaluar.