Miley Cyrus paralajmëron albumin “Endless Summer Vacation” që do të dalë më 10 mars…

Miley Cyrus e ka paralajmëruar albumin e saj të ardhshëm të titulluar “Endless Summer Vacation”, i cili do të lansohet këtë pranverë.

Në materialet e reja muzikore, këngëtarja ka bashkëpunuar me producentë, si Kid Harpoon, Greg Kurstin, Mike WiLL Made It e Tyler Johnson.

Advertisement

Gjatë shfaqjes speciale të Vitit të Ri, ajo ka thënë me shkaka: “Viti i Ri, Miley e re”, ndërsa paralajmëroi këngën kryesore të albumit “Flowers”, e cila del më 13 janar gjithashtu paralajmëroi edhe albumin e radhës.

Këngëtarja ndau gjithashtu një postim, të cilin e përshkroi në një deklaratë për shtyp si “një letër dashurie për LA”.

“Endless Summer Vacation” do të publikohet me 10 mars, ndërsa është incizuar në Los Angeles, në qytetin që e frymëzoi këngëtaren.

Albumi i fundit nga këngëtarja, “Plastic Hearts”, u publikua në vitin 2020. Albumi i ri është në dispozicion për t’u porositur paraprakisht në variante ekskluzive online në dyqanin zyrtar të këngëtares.