Miley Cyrus nuk e ka problem të qënit single

Miley Cyrus ka rifituar besimin në vetvete.
Pas lajmit se lidhja mes sa dhe Patrick Schwarzenegger kishte përfunduar, 22 vjecarja ka thënë se për të nuk është problem fakti që për momentin nuk është në një lidhje.
“Lidhet me faktin që jam feministe, por më në fund nuk e kam problem të qënit single”, ka treguar ajo në një intervistë.
“Mendoj se është dicka për të cilën duhet folur më shumë: të qënit vetëm.”
“Në jetën time jam lidhur me djem dhe me vajza, por ndonjëherë dua të jem vetëm me veten dhe nuk dua të jap asgjë nga vetja. Mendoj se kjo është liria e femrave. E ardhmja ime nuk bazohet në lidhjen me dikë.”
Ndërkohë Miley ka pushtuar titujt e lajmeve me pohimin se jo gjjithmonë ka qenë llidhur me djem, por në jetën e saj ka patur edhe marrëdhënie me femra.
“Nuk dua të etiketoj veten dhe ti vë epitete. Unë jam gati të dua këdo që më dashuron për personin që jam!”

Advertisement