Askush nuk do ta ndalë dot Miley-n!
Këngëtarja tashmë është gati për të prezantuar eventin e afërt, MTV Video Music Awards, por duket se pritshmëritë duhet të vendosen shumë lart kur ajo të ngjitet në skenë.
“Pak a shumë po i japim dorë të lirë”, ka thënë producenti Garrett English.
“Sigurisht që ka disa standarte por kryesisht nuk do të ketë rregulla… Gjërat e mira nuk vijnë asnjëherë kur përpiqesh të kufizosh.”
Rikujtojmë se në vitin 2013 Miley u bë temë e shumë diskutimeve dhe debateve si pasojë e performancës së saj me Robin Thicke.