Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth po përfliten rreth martesës së tyre të bërë në fshehtësi.
Sipas një burimi për revistën “Life & Style”, çifti ka organizuar një ceremoni teksa ndodhej për pushime në një plazh privat në Australi.
E ndërsa fansat ende nuk besojnë faktin se Miley dhe Liam janë të fejuar, i njëjti burim konfirmon se ata u kanë treguar miqve të tyre më të afërt se janë të martuar tashmë.