Michelle Obama është dhe në Snapchat

Shtëpia e Bardhë e ka pasur një llogari në Snapchat që prej muajit Janar, e cila përdoret kryesisht për të ndjekur Presidentin Barack Obama gjatë prapaskenave presidenciale. Por tashmë dhe Zonja e Parë ka një profil të sajin. Pritet që Michelle Obama ta përdorë Snapchat-in gjatë turit që do të zhvillojë në Marok, Liberi, Spanjë, ku do të flasë për rëndësinë e arsimimit të vajzave. Ajo do e përdorë Snap-in dhe gjatë qëndrimit në Shtëpinë e Bardhë, ku ka premtuar se do të nxjerrë edhe qentë Sunny dhe Bo. Nëse doni ta ndiqni atë, kërkoni për “MichelleObama” në Snapchat.

Advertisement