Michael Douglas dhe Catherine Zeta-Jones janë sërish cift dhe “më të fortë se kurrë”

Michael Douglas dhe Catherine Zeta-Jones janë ribashkuar.
Cifti i njohur kishte pak kohë që ishte ndarë “për të vlerësuar dhe punuar mbi martesën e tyre”. Edhe pse jetonin të ndarë prej muajsh, pas këtij vendimi, aktorja është rikthyer në shtëpinë e familjes së saj në New York.
Megjithatë të dy vazhduan të punonin për rimëkëmbjen e martesës së tyre.
Ka qenë vetë Douglas ai që ka zbuluar në emisionin e Ellen DeGeneres se tashmë është rilidhur me aktoren Zeta-Jones.
“Më pëlqen shumë që ti dhe Catherine i zgjidhët problemet. E di që keni qenë të ndarë për pak kohë dhe mendoj se ky është mesazhi më i mrekullueshëm që mund ti jepet njerëzve, që cdo problem që mund të keni e ka një zgjidhje”, ka thënë DeGeneres.
Aktori ka theksuar se kjo gjë funksionon vetëm nëse “të dyja palët janë të gatshme ta bëjnë. Nuk mund të jetë rrugë me një kalim. Unë cmendem pas saj… por mendoj se cdo cift kalon periudha të vështira. Problemi i vetëm është se ne jemi në vëmëndjen e të gjithë publikut dhe prandaj gjërat duken më të mëdha nga sa janë. Megjithatë tashmë jemi sërish bashkë dhe më të fortë se kurrë.”
Douglas gjithashtu ka falenderuar stafin e DeGeneres, të cilët i kujtuan se po afron 15 vjetori i martesës së tij.
Për këtë prezantuesja është shprehur e gatshme ta ndihmojë.
“Cdo gjë që të nevojitet. Nëse të duhet data e martesës, nëse do të dish ditëlindjen e saj e cdo gjë tjetër, të ndihmojmë ne”, ka thënë DeGeneres.

Advertisement