Ilir Meta premtoi në Kukës se Aleanca për Shqipërinë Europiane do të mbështesë projektet që mbështesin projektet për të çrrënjosur varfërinë nga qyteti.
“Do të punojmë që Kukësi të jetë e ardhmja e të rinjve. Do të zgjidhim përfundimisht çështjen e ujit të pijshëm. Nuk do t’i ndajmë në demokratë e socialistë kuksianët. Për këtë arsye bëhen zgjedhjet lokale, për të zgjidhur problemet e përditshme”, tha Meta.
“Alternativa tjetër është shpif e shaj dhe kjo alternativë nuk sjell dot ujë në Kukës. Konflikti nuk sjell të mira për shqiptarët. Të votojmë për frymën e bashkëpunimit e për të zgjidhur problemet e Kukësit”, shtoi Meta.