Meta takon Llallën, nxjerr urdhërin për caktimin e strukturës së posaçme për dekriminalizimin

Friday, December 5, 2025

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka pritur në një takim, Kryeprokurorin  Adriatik Llalla dhe kanë diskutuar mbi vijimin e procesit të zbatimit të ligjit për dekriminalizimin.

Po ashtu në qendër të diskutimeve kanë qenë përgjegjësitë që ai ka si organ përgjegjës për administrimin e vetëdeklarimeve, si dhe bashkëpunimin me këtë institucion në zbatim të parashikimneve ligjore.

Njëkohësisht Zyra e shtypit të Kevndit ka deklaruar nëpërmjet një njoftimi se Kryetari Ilir Meta ka nxjerrë urdhërin për caktimin strukturës së posaçme, pranë të cilës do të dorëzohen dhe administrohen formularët e vetëdeklarimit, për subjektet të cilët në zbatim të akteve të sipërcituara e paraqesin atë pranë tij.

SourceOra News
RELATED ARTICLES
- Advertisment -